Nënkryetari i LDK-së ka disa informata për mocionin për rrëzimin e Qeverisë

Nënkryetari i LDK-së ka disa informata për mocionin për rrëzimin e Qeverisë

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka bërë me dije se mocioni për rrëzimin e Qeverisë Haradinaj nuk është përjashtuar, por as nuk është prioritet në këtë fazë.

Ai ka thënë se arritja e një marrëveshje politike në mes të gjitha partive politike është rruga më e mirë për ta nxjerrë vendin nga kriza politike dhe institucionale.

Në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, Haziri ka treguar se kjo marrëveshje synon harmonizimin e një liste me prioritete të punës si dhe caktimin e datës së zgjedhjeve të parakohshme.

Ai ka folur edhe për procesin zgjedhor në LDK, duke bërë me dije se do të jenë dy kandidatë për kryetar partie.