Nënkryetari i LDK-së kundër Fondit të Sigurisë: Protagonizëm në kohë të luftës

Nënkryetari i LDK-së kundër Fondit të Sigurisë: Protagonizëm në kohë të luftës

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka folur për Fondin e Sigurisë, vendim ky që e mori Qeveria Kurti, për të cilën tha se i është dukur si protagonizëm në kohë të luftës.

Haziri për T7 tha se nuk e sheh të arsyeshme organizimin për mbledhjen e fondeve për institucionet e sigurisë, ndërsa thotë që më e arsyeshme është ndihma për skemat sociale.

“Në fakt kur e ka përmend Behgjet Pacolli herën e parë m’u ka dokë si protagonizëm në kohë të luftës sepse çështja e sigurisë dhe uniformës është e ndjeshme për shkak të kaluarës që e kemi pas. Por, me pas shtet sovran dhe buxhet sovran dhe me organizu aksione alternative për institucionet e sigurisë në këto rrethana është më shumë se protagonizëm, nuk po e shoh të arsyeshme, më e arsyeshme është me i zbut për skemat sociale”, ka thënë Haziri.