Nënkryetari i Malishevës thotë se dy-vjeçari i gjetur është në gjendje të mirë shëndetësore

Nënkryetari i Malishevës thotë se dy-vjeçari i gjetur është në gjendje të mirë shëndetësore

Nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Basha, është deklaruar rreth gjendjes shëndetësore të dy-vjeçarit, Tian Krasniqi, i cili është gjetur pak më parë pasi që kishte humbur dje rreth orës 19:00.

Basha ka thënë se vogëlushi e ka përfunduar kontrollin e tij në QKMF-në e Malishevës, dhe është në gjendje të mirë shëndetësore.

“Fëmija është mirë ka vetëm disa gërvishje të vogla në trup. I falënderoj të gjithë ata që kanë ndihmuar në kërkimin e dyvjeçarit. Ka pasë interesim të madh nga qytetarët për të ndihmuar që nga mbrëmë”, ka thënë ai.

Basha i ka falënderuar edhe njësitet e FSK-së, policisë dhe zjarrfikësve për punën që kanë bërë gjatë kërkimit të Tianit. /Insajderi.com