Nënkryetari i PDK-së e ‘godet’ përsëri Thaçin: Kushtetuta s’lejon referendum për kufijtë

Nënkryetari i PDK-së e ‘godet’ përsëri Thaçin: Kushtetuta s’lejon referendum për kufijtë

Arsim Bajrami, hartues i Kushtetutës së Kosovës, njëherësh nënkryetar i Partisë Demokratike të Kosovës, ka deklaruar se akti më i lartë juridik i vendit, nuk lejon referendum për marrëveshje ndërkombëtare.

“Kushtetuta nuk lejon referendum fare për çështjen e kufijve, cfarëdo ndërrimi kushtetues duhet të bëhet në bazë të kushtetutës dhe cfarëdo referendum do të kishte vetëm karakter konsultativ”, ka deklaruar Bajrami në RTK.

Ai tha se në fund duhet Kuvendi me shumicë votash (2/3) të votojë për marrëveshjet ndërkombëtare. Bajrami deklaroi së për t’i dhënë referendumit karatkter të detyrueshëm, paraprakisht duhet të bëhet një amandamet kushtetues dhe të përcaktohet se marrëveshjet ndërkombëtare mund të vendosen me referendum.

Profesori i të Drejtës Kushtetuese, tha se Kushtetuta e Kosovës është sfiduar dhe vazhdon të sfidohet seriozisht nga egot e disa politikanëve të cilët për interesa politike bëjnë shkelje kushtetuese. Sa i përket bisedimeve, ai tha se në çfarëdo rrethane nuk duhet të preken kufijtë e Kosovës, sepse do të centonte serizosht Kushtetutën e vendit.