Nënkryetari Listës Serbe: Prishtina dëshiron ta stabilizojë situatën

Nënkryetari Listës Serbe: Prishtina dëshiron ta stabilizojë situatën

Nënkryetari i Listës Serbe, Ignor Simiq, ka thënë se serbët e Kosovës janë të mërzitur nga aksioni i Policisë së Kosovës nëpër pikat kufitare, siç e ka quajtur ai “demonstrim force”, dhe se “Prishtina dëshiron ta stabilizojë situatën”.

Ai në TV Pink, ka thënë se 20 automjete të njësive speciale të policisë së Kosovës u vendosën në vendkalimet administrative Brnjak dhe Jarinje.

“Kryesia e Listës Serbe u mblodh këtë mëngjes dhe u bëri thirrje qytetarëve të mos bien pre e provokimeve sepse Prishtina dëshiron të destabilizojë situatën,” tha Simiq.

“Kjo është një shkelje brutale e marrëveshjes së Brukselit, por shpresoj se do të ketë një zgjidhje politike,” tha Simiq, raporton Danas, transmeton Shqip.com.

Mëngjesin e së hënës, Njësitet Speciale të Policisë së Kosovës u pozicionuan në disa pika kufitare me Serbinë.

Siç njoftoi edhe ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ky aksion ka të bëjë me reciprocitetin e targave.

Rreth këtyre zhvillimeve ende s’ka reaguar presidentja, Vjosa Osmani, kryeministri, Albin Kurti e asnjë nga kryetarët e partive politike. /Insajderi.com