fbpx

Nënkryetari i PDK-së thotë se është normale që politikanët me u “sha me nënë”

Nënkryetari i PDK-së thotë se është normale që politikanët me u “sha me nënë”

Për nënkryetarin e sapo emëruar të Partisë Demokratike të Kosovës, Rexhep Hoti, është krejtësisht normale që politikanët të “shahen me nanë” në komunikimet e tyre jo formale.

Komente të tilla, Hoti i bëri në emisionin “Debat +” në TV Dukagjini teksa ka komentuar qëndrimin e drejtorit ekzekutiv të Insajderit, Parim Olluri i cili ia përmendi Hotit “Dosjen e Shefave” një seri përgjimesh të drejtuesve të PDK-së që kanë shpërfaqur afera të ndryshme korruptive dhe gjuhën banale plot sharje për njerëz të ndryshëm brenda partisë dhe kundërshtarët.

Olluri përmendi Njazi Kryeziun, një nga kandidatët e PDK-së për deputetë e që është i përfshirë në “Dosjen e Shefave” e ku shanë njerëzit brenda partisë dhe kundërshtarët nga LDK-ja.

“Është normale me u sha me nanë”, tha Hoti teksa tentoi të arsyetonte ish-shefin e grupit parlamentar Adem Grabovci i cili ka mbetur jashtë listës së kandidatëve për deputet nga PDK-ja.

Hoti madje tha se të përfshirët në “Dosjen e Shefave” janë tërhequr vullnetarisht nga gara për tu bërë deputet të Kuvendit të Kosovës./Insajderi.com