Nënkryetari i PDK-së zbulon bisedën e sulmuesve me Vitore Stavilecin

Nënkryetari i PDK-së zbulon bisedën e sulmuesve me Vitore Stavilecin

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Uran Ismajli pretendon se e di të gjithë ngjarjen e sulmit ndaj bashkëshortes së Blerandr Stvilecit, Vitores. Ismajli ka dhënë detaje në lidhje me sulmin fizik që i është bërë sot Vitore Stavilecit..

Ismajli shpjegoi se si ka ndodhur rasti që prej daljes nga shtëpia të Vitores e deri tek sulmi. Në një intervistë për Klan Kosovën, nënkryetari i PDK-së tha se sulmuesit e kanë rrahur përmes gjuajtjeve në fytyrë Vitore Stavilecin dhe i kanë lënë asaj një mesazh politik.

“Një veturë e ka ndalë i ka dalë përpara, ajo thotë se fillimisht ka menduar se dikush po kërkon ndihmë ka hapur dritarën i ka thënë urdhëro, ata i kanë thënë hape derën, ajo i ka thënë pse dhe pas kësaj ka filluar sulmi, dhe e kanë goditur atë. Dy persona e kanë goditur shumë herë në fytyrë duke e sharë duke i thënë se kështu duhet bërë”, ka thënë Ismajli.

Ismaili thotë se Vitorja ka qenë si objekt për t’i dhënë një porosi Blerandit.

“Që ai ka folur shumë, se ai s’duhet të fletë, për Blerandin ka ndodhur sulmi ,Vitoria ka qenë objekt që ata kanë dashtë me i dhanë porosi Blerandit, ajo ka filluar të bërtasë të kërkojë ndihmë, ata janë larguar e kanë lënë atë, pastaj është lajmëruar Blerandi, policia dhe ndihma e shpejtë. Ajo ka një lëndim të madh në fytyrë, është gjakosur mavijosur”, është shprehur ai.

Nënkryetari i PDK-së thotë se e ka takuar Vitore Stavilecin pas ndodhjes së sulmit dhe ka treguar se gjendja e saj është e rëndë.

“E kam parë atë ngase kur e mora lajmin kam shkuar shpejt, ajo është në një gjendje të rëndë, gruaja e cila del me punët e saj nga shtëpia dhe sulmohet nga dy persona për shkak të burrit të saj, ajo është në gjendje të rëndë psikike dhe fizike”, thotë Ismajli.

Vitore Stavileci është rrahur nga dy persona të hënën rreth orës 14:00, ka njoftuar Policia e Kosovës. /Insajderi.com