Nënkryetarja e Kuvendit: Ulja e dënimit për Ndrecajn është mesazh i dëmshëm për sigurinë e grave

Nënkryetarja e Kuvendit: Ulja e dënimit për Ndrecajn është mesazh i dëmshëm për sigurinë e grave

Nënkryetarja e Kuvendit nga radhës e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, ka komentuar vendimin e Gjykatës Themelore në Gjakovë ndaj Pjetër Ndrecaj, i cili kishte vrarë bashkëshorten e tij, Valbona Marku dhe vajzën e vet 9 vjeçare,

Ajo ka thënë se vendimi për të ulur dënimin për autorin e këtij krimi të dyfishtë është mesazh i dëmshëm dhe i gabuar për të gjithë ata që ushtrojnë dhunë mbi gratë dhe veç sa rritë pasigurinë e grave dhe vajzave viktima të dhunës.

“Autoritetet përgjegjëse shtetërore kishin dështuar të mbrojnë jetën e Valbonës dhe vajzës 9 vjeçare. Por, sot, vendimi për të ulur dënimin për autorin e këtij krimi të dyfishtë është mesazh i dëmshëm dhe i gabuar për të gjithë ata që ushtrojnë dhunë mbi gratë dhe veç sa rritë pasigurinë e grave dhe vajzave viktima të dhunës. Shteti dhe institucionet e tij kanë përgjegjësi mbrojtjen e jetës. Dhuna në familje ka ardhur duke u rritur, andaj sjellja e tillë e sistemit të drejtësisë jo që nuk i kontribuon parandalimit, por përkundrazi rëndon edhe më shumë gjendjen e rëndë të vajzave dhe grave në Kosovë”, ka shkruar ajo.

Ngjarja e tmerrshme kishte ndodhur në gusht të vitit 2018 për ta tronditur opinionin publik. /Insajderi.com