Nënkryetarja e LDK-së: Po kërkojmë nga Vjosa Osmani të ketë rol unifikues si presidente

Nënkryetarja e LDK-së: Po kërkojmë nga Vjosa Osmani të ketë rol unifikues si presidente

Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Shqipe Mjekisi, ka thënë se Lumir Abdixhiku bashkë me zyrtarët tjerë të partisë po zhvillojnë takime me Osmanin për t’u siguruar që kjo e fundit do të luajë rol unifikues si presidente

Ajo ka pranuar se brenda kryesisë së LDK-së ka mendime të ndryshme mbi këtë çështje

“Lidhja Demokratike e Kosovës, kryetari i saj Lumir Abdixhiku është duke zhvilluar takime bashkë me nënkryetaret me Osmani për të diskutuar, për t’u siguruar që Osmani do të luaj një rol unifikues dhe do të përfaqësojë interesat e popullit më së miri ashtu siç kërkohet nga pozita e presidentit, kushdo qoftë ai”, tha Mjekiqi për EO.

Të mërkurën, kryetari LDK-së, Lumir Abdixhiku bashkë me nënkryetarin e parë, Lutfi Haziri – u takuan me Vjosa Osmanin në Kuvendin e Kosovës.

Të dytë nuk kishin vërejte për platformën të cilin iu ka paraqitur Vjosa Osmani.

Por, thanë se i mbetet kryesisë që të marrë vendim nëse LDK do të qëndrojë në sallë gjatë kohës sa votohet Presidenti.

Tashmë, Osmani e ka siguruar votën e parë nga ish-partia e saj. Valentina Bunjaku-Rexhepi, ka potencuar ditë më parë “që do ta votojë Osmanin” për presidente.

Deputetët e Vetëvendosjes dhe dhjetë përfaqësues të minoriteteve pakicë joserbe përbëjnë 68 deputetë në Parlament.

Duhet 80 deputetë të jenë në sallë që të votohet Presidenti. /Insajderi.com