
Përderisa kryeministri i Kosovës, njëherit dhe kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti është duke u angazhuar në fushatën zgjedhore në Shqipëri, në mbështetje të kandidatëve të këtij subjekti në Tiranë, e këtë veprim e ka kritikuar nënkryetarja e Lidhjes Demokratikë të Kosovës, Shqipe Mjekiqi, njofton Insajderi.
Mjekiqi, e ka quajtur absurditet dhe veprim të paprecedent përkrahjen e treguar nga Albin Kurti ndaj tre kandidatëve të pavarur për deputetë në Shqipëri, Boiken Abazi, Kreshnik Merxhanin dhe Iliaz Shehun.
Ajo në pirofilitin e saj në Facebook, ka shkruar se “në kohë krize ekonomike, sociale e të pandemisë në vend se të dalë me një strategji për tejkalimin e kësaj situate, Kryeministri Kurti merret me çështjet e brendshme të Shqipërisë duke favorizuar kandidatë për deputetë”.
Kujtojmë se në Shqipëri zgjedhjet për parlamentare mbahen më 25 prill 2021./Insajderi.com