Nënkryetarja e re e LDK-së: Ndryshimi i Ligjit për Zgjedhje pa koordinim

Nënkryetarja e re e LDK-së: Ndryshimi i Ligjit për Zgjedhje pa koordinim

Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Shqipe Mjekiqi, ka komentuar paralajmërimin për ndryshimin e Ligjit për Zgjedhje lidhur me mërgatën, njofton Insajderi.

Mjekiqi thotë se ndryshimi i këtij ligji, me moskoordinim me partitë opozitare, është i kundërt me frymën bashkëpunuese që LDK ka treguar ditëve të fundit, për t’i hapur rrugë kompletimit të institucioneve.

Kështu është shprehur ajo me anë të një postimi në Facebook, ku shtoi se “Ligji për Zgjedhjet ka nevojë për ndryshime, por në koordinim dhe bashkëpunim me akterët tjerë politikë dhe eskpertë të fushës”.

”Ndryshimi i Ligjit për Zgjedhje, ad-hoc dhe në mos-koordinim me partitë opozitare, është i kundërt me frymën bashkëpunese që Lidhja Demokratike e Kosovës, nën lidershipin e ri, ka treguar ditëve të fundit për t’i hapë rrugë kompletimit të institucioneve të Republikës së Kosovës”, ka thënë Mjekiqi. /Insajderi.com