Nënkryetarja e VV-së me kritika ndaj Edi Ramës

Nënkryetarja e VV-së, Fatmire Mulhaxhaka-Kollçaku ka kritikuar Edi Ramën.

Nënkryetarja e VV-së me kritika ndaj Edi Ramës

Nënkryetarja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fatmire Mulhaxhaka-Kollçaku ka kritikuar kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.

Në një postim në Facebook, Mulhaxhaka Kollçaku tha se Rama në vizitën e tij zyrtare në Kosovë nuk i ka ofruar asnjë ndihmë Kosovës në luftë kundër coronavirusit.

“A ofroi Kryeministri Rama ndonjë ndihmë për parandalim dhe luftim të COVID-19 gjatë vizitës dy ditore, mbeti e panjohur për publikun. Situata është e rënduar dhe çdo ndihmë do të ishte e mirëseardhur”, ka shkruar nënkryetarja e LVV-së.

Përndryshe, Rama gjatë vizitës së tij zyrtare në Kosovë ka takuar edhe liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtin më të cilin tash e disa vite ka mospajtime për tema të ndryshme sidomos për çështjen e dialogut. /Insajderi.com/