Nënshkruhen disa marrëveshje mes Ministrisë së Ekonomisë dhe Komunes së Deçanit

Nënshkruhen disa marrëveshje mes Ministrisë së Ekonomisë dhe Komunes së Deçanit

Pesë marrëveshje janë nënshkruar ndërmjet Ministrisë së Ekonomisë dhe Ambientit me Komunën e Deçanit.

Muharrem Nitaj si minsitër dhe Bashkim Ramosaj si kryetar i Deçanit nënshkruan për projektet e kanalizimit në 18 fshatra.

Ministri Ekonomisë dhe Ambientit, tha që këto pesë marrëveshje janë në kuadër të planifikimit të buxhetit për vitin 2021.

“Përkushtimi i ministrisë së Ekonomisë dhe Ambientit për të ndihmuar komunat dhe veçanti ketë komunë në buxhetin 2021 është paraparë me të vetmin qëllim që të ndihmohen këto komuna”.

Ndërsa, Bashkim Ramosaj, falënderoi ministrin për vizitën, sidomos për finalizimin e projektit të kanalizimit.

“Deçani ka nevoja të mëdha dhe ka mbetur shumë pas, mirëpo me realizimin e këtyre marrëveshjeve ne jemi të kënaqur dhe falënderues ,sepse janë disa marrëveshje shumë me rëndësi”. /Insajderi.com