Nënshkruhet marrëveshja me EUROPOL, Veliu thotë se policisë po i ofrohet një mjet i nevojshëm

Nënshkruhet marrëveshja me EUROPOL, Veliu thotë se policisë po i ofrohet një mjet i nevojshëm

Ministri i Punëve të Brendshme dhe Adminitratës Publike, Agim Veliu, ka nënshkruar sot një marrëveshje bashkëpunimi me organizatën EUROPOL.

Veliu ka thënë se me nënshkrimin e kësaj marrëveshje, Policisë së Kosovës do t’iu ofrohet një mjet i nevojshëm për të goditur fuqishëm kriminalitetin transnacional, duke mbyllur një hapësirë që ka ekzistuar.

““Rajoni dhe Evropa po përballen me organizata terroriste dhe grupe kriminale. Me nënshkrimin e kësaj marrëveshjeje Policisë së Kosovës do t’i ofrohet një mjet për të goditur kriminalitetin dhe kjo do të ndikojë në ruajtjen e sigurisë. Marrëveshja sot është ajo bazë deri sa pritet të nënshkruhen edhe dy memorandume”, ka thënë ai.

Ndërkaq, pjesë e kësaj ceremonie janë edhe Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, Nataliya Apostolova, Shefe e Zyrës së BE-së/Përfaqësuese e Posaçme e BE-së në Kosovë, Rashit Qalaj, Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, si dhe të ftuar tjerë nga institucione vendore e ndërkombëtare.

Nataliya Apostolova, shefe e zyrës së BE-së në Kosovë, ka thënë se marrëveshja e Kosovës me EUROPOL do ta vendosë Kosovën të barabartë me vendet e rajonit.

“Luftimi i krimit është prioritet i yni i përbashkët. Nënshkrimi i sotëm ndërmjet EUROPOL-it dhe Kosovës është se si për të luftuar krimet e rënda dhe do të jetë aset i madh për Kosovën. Ky nivel është i rëndësishëm për trajtimin e krimeve që ndikojnë në Evropë dhe Kosovë. Marrëveshja e sotme e vendosë Kosovën në vendet e barabarta me vendet e rajonit. Ky është eventi i fundit në Kosovë, dhe shfrytëzoj t’i falënderoj të gjithë institucionet dhe mediet për bashkëpunimin tonë dhe i uroj çdo të mirë Kosovës”, ka shtuar Apostolova. /Insajderi.com/