Nënshkruhet marrëveshje bashkëpunimi – Ministri shqiptar i Mbrojtjes garanton mbështetje për Kosovën

Nënshkruhet marrëveshje bashkëpunimi – Ministri shqiptar i Mbrojtjes garanton mbështetje për Kosovën

Ministri i Mbrojtjes së Shqipërisë, Niko Peleshi, pas takimi me homologun Kosovar, Armend Mehaj, ka premtuar përkrahje të vazhdueshme për Kosovën në të gjitha proceset.

Ai ka sqaruar se kanë nënshkruar një marrëveshje të re ku në plan janë 32 aktivitete të përbashkëta.

Gjithashtu, ministri Peleshi ka folur edhe për “Defender Europe 2021”, stërvitjen e NATO-s që është duke u zhvilluar në Durrës.

“Është stërvitje prej 28 mijë trupave amerikane. Është mesazh i rëndësishëm për rolin që Shqipëria dhe Kosovë kanë në rajon. Integrimi i të gjithë Ballkanit është i rëndësishëm për Shqipërinë, Kosovën dhe vet Evropën.

Vitet e fundit kanë sjellë zhvillime pozitive në NATO dhe do ecim përpara drejt një të ardhme më të mirë. Sot kemi nënshkruar marrëveshje të re për mbrojtjen. Kemi plan bashkëpunimi për 32 aktivitete të përbashkëta”, ka deklaruar ai.

Kurse, ministri Mehaj ka thënë se kanë biseduar sa i përket fushës së sigurisë, duke shtuar se sfidat janë të ngjashme për të dyja vendet.

Ai ka shtuar se janë dakorduar për realizimin e aktiviteteve për akademinë ndërmjet dy vendeve./Insajderi.com