Kryeparlamentari Kadri Veseli dhe Ambasadori i Britanisë në Prishtinë Ruairi O`Connell kanë nënshkruar Memorandum Bashkëpunimi.
Ambasadori O`Connell ka deklaruar se nënshkrimi i i këtij memorandumi është një nga lajmet më të mira në dy vitet e fundit.
“Urime fitoren, ky është lajmi kryesor. Më vjen mirë që pas dy viteve nënshkruajmë prapë projektin e njëjtë… Suksesi i këtij projekti do të jetë suksesi i Kosovës dhe dështimi i këtij projekti është dështim i Kosovës. Kosova ka kuadro profesionist që duhet t`u jepet mundësi. Ftoj profesionistët të aplikojnë, sfidojeni vetëm dhe sfidojeni institucioni”, ka thënë ambasadori Ruairi O`Connell.
Kryeparlamentari Veseli me këtë rast tha se bashkëpunimi me partnerët perëndimore do ta ndihmojë Kosovën.
“Urime fitorja, i falënderoj djelmoshat. Të bisedojmë me partnerët tanë perëndimor do t`i ndihmon Kosovën, e rrit besueshmërinë, do të bëjmë dekriminalizimin dhe do të vazhdoj Vettingut”, ka deklaruar Veseli.
Ky memorandum bashkëpunimi parasheh bashkëpunim në rekrutimin e pozitave të larta-drejtuese në institucionet publike.