“Nëntë fëmijë që u kthyen nga Siria në Kosovë janë pa familje”

“Nëntë fëmijë që u kthyen nga Siria në Kosovë janë pa familje”

Pas kthimit të 110 personave në Kosovës që morën pjesë në luftërat e huaja, në Siri, prej 74 fëmijë 9 prej tyre kanë humbur familjet në luftë.

“Janë kthyer  në Kosovë 110  persona , 4 luftëtetar , dhe 74 fëmijë  përfshirë 9 fëmijë që kanë humbur  prindërit në luftë”, ka njoftuar drejtori përgjithshëm i Policisë së Kosovës Rashit Qalaj.

Qalaj ka theksuar se të gjithë personat që kanë kryer vepra penale do të dalin para drejtësisë kurse të tjerëve do t’iu ofrohet ndihma e nevojshme për rihabilitim dhe rintegrim.

Në një listë të Qeverisë së Kosovës që ka siguruar Insajderi, 16 fëmijë kosovarë gjendën vetëm në kampet Roj dhe Al-Nisa. Kë këto kampe gjenden edhe 12 gra. Disa prej fëmijëve kanë lindur atje. Përveç gjendjes së luftës, kosovarët që janë duke qëndruar atje janë duke u përballur me sëmundjen e kolerës.

ALARMANTE, 12 GRA E 16 FËMIJË NGA KOSOVA JETOJNË NË DY KAMPE TË PREKURA NGA KOLERA NË SIRI