Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka paraqitur masat e reja që do të hyjnë në fuqi pas publikimit në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës, njofton Insajderi.
Sipas vendimit, në komunat me rrezik të ulët dhe të mesëm operatorët ekonomikë lejohen të punojnë nga ora 05:00 deri në orën 22:00, ashtu si edhe qendrat tregtare.
Ndërkaq, në komunat me rrezik të lartë ndalohet lëvizja e qytetarëve jashtë shtëpive-banesave të tyre nga ora 21:30 deri në orën 05:00.
Ndërkaq operatorët ekonomikë në këto komuna lejohen të punojnë vetëm nga ora 5:00 deri në orën 21:00, ashtu si edhe qendrat tregtare.
Ai më tej ka shtuar se në zonën e kuqe janë 9 komuna, atë të verdhë 6 dhe të gjelbër 23 komuna.
“Ju informoj se kemi formuar grupin punues për hartimin e rregullores për sigurimin e financave për familjarët e punëtorëve shëndetësorë që kanë humbur jetën gjatë pandemisë.
Ju njoftoj edhe me vendimet e fundit për masat që janë në fuqi që nga sot. Situata epidemiologjike në Kosovë rangohet si ndër shtetet me numrin më të vogël të infeksionit e vdekjeve nga COVID-19”
“Masat që e morën edhe votën e Qeverisë konsistojnë që ndalohet grumbullimi i personave më shumë se 30 persona kurse në sheshe deri në 50 persona. Ashtu siç bëhet edhe në të gjitha llojet e tubimeve. Lejohet veprimtaria e tregjeve të veturave e të kafshëve.
Për zonën e verdhë dhe të gjelbër operatorët ekonomikë lejohet të punojnë nga 05:00 deri në orën 22:00 po ashtu edhe shërbimet e gastronomisë e hotelerisë. Masat në të kuqën lëvizja do të vazhdojë të jetë e ndaluar nga ora 21:30 deri në orën 05:00 të mëngjesit. Operatorët ekonomikë e qendrat tregtare nga ora 05:00 deri në orën 21:00 po ashtu edhe shërbimet e gastronomisë e hotelerisë”./Insajderi.com