VV ka dalë fituese në nëntë komuna gjithsejtë në këto zgjedhje parlamentare: Prishtinë, Gjilan, Ferizaj, Kamenicë, Fushë Kosovë, Kaçanik, Vushtrri, Han të Elezit dhe Viti. Shumica prej këtyre komunave konsideroheshin bastione të dy partive tradicionale, LDK-së dhe PDK-së.

Sikur zgjedhjet e 11 qershorit të ishin zgjedhje lokale, Lëvizja Vetëvendosje nga Prishtina do të merrte pushtetin edhe në tetë komuna të tjera të Kosovës.
VV-ja ka dalë fituese në nëntë komuna gjithsejtë në këto zgjedhje parlamentare: Prishtinë, Gjilan, Ferizaj, Kamenicë, Fushë Kosovë, Kaçanik, Vushtrri, Han të Elezit dhe Viti. Shumica prej këtyre komunave konsideroheshin bastione të dy partive tradicionale, Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) dhe Partisë Demokratike të Kosovës (PDK).
Në të gjitha këto nëntë komuna ka përfunduar numërimi i të gjitha votave, derisa VV është në garë që të dalë parti e parë edhe në një komunë tjetër, në Mitrovicë. Derisa kanë mbetur edhe 1.01% të votave për t’u numëruar në këtë komunë, VV qëndron prapa PDK-së me 30 vota më pak.
Por, fitore bindëse lëvizja e shndërruar në parti këtë vit arriti në Han të Elezit, ku arriti në kuotën e 44 për qind të votave të fituara. Në Gjilan, ku arriti të fitojë mbi 41% të votave dhe në Prishtinë me 42 për qind të votave të fituara.
VV arriti të thyejë tabu në Komunën e Fushë Kosovës. Në këtë komunë që tradicionalisht i takonte LDK-së, VV arriti të dalë parti e parë.
Fitore sensacionale, Vetëvendosje siguroi edhe në Komunën e Vushtrrisë, që në të gjitha zgjedhjet e kaluara anonte kah PDK e LDK, raporton Insajderi.
E fitorja në Kamenicë e partisë që ka kandidat Albin Kurtin për kryeministër, shënoi për herë të parë në histori rënien nga froni të njërës prej dy partive tradicionale, LDK dhe PDK.
Në nivel kombëtar, pas numërimit të 99.64 për qind të votave, VV renditet si parti e dytë në zgjedhjet parlamentare të 11 qershorit. Ndërsa, në zgjedhjet e kaluara kombëtare, Vetëvendosje kishte arritur të fitonte 13.07% të votave.
Në zgjedhjet e kaluara nacionale, kjo parti nuk kishte arritur të fitonte shumicën e votave në asnjërën komunë të Kosovës. /Insajderi.com