Nëntë mijë e 749 raste aktive me COVID-19 në Kosovë

Nëntë mijë e 749 raste aktive me COVID-19 në Kosovë

Nëntë mijë e 749 raste vazhdojnë të jenë pozitive me Coronavirus në Kosovë, njofton Insajderi.

Ashtu sikurse ulja e numrit të rasteve aktive, është ulur edhe numri i vdekjeve nga ky virus.

Numri total i rasteve pozitive me COVID-19 është 50 mijë e 620 raste nga 179 mijë e 402 persona të dyshimtë në virusin Corona.

Një mijë e 309 raste të vdekjes janë raportuar me këtë virus.

Ndërkaq, numri i përgjithshëm i të shëruarve është gjithsej 39 mijë e 562 raste. /Insajderi.com