
Nëntë persona kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e një aksidenti trafiku që është shkaktuar mëngjesin e së premtes në fshatin Zakutë të Podujevës, njofton Insajderi.
Në këtë aksident ishin të përfshira dy vetura, teksa të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor.
Lajmin për Insajderin e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Rreth orës 09:00 në fshatin Zakutë të Podujevës, ka ndodhur një aksident rrugor ku janë përfshirë dy automjete. Bazuar në të dhënat e deritanishme si pasojë e aksidentit janë lënduar 9 persona.
Personat e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor. Me rastin po merren hetuesit e njësitit të trafikut”, ka thënë Ahmeti./Insajderi.com