Nëntë punëtorë shëndetësorë me Coronavirus po trajtohen në Spitalin e Vushtrrisë

Nëntë punëtorë shëndetësorë me Coronavirus po trajtohen në Spitalin e Vushtrrisë

Nëntë punëtorë shëndetësorë të cilët janë infektuar me Covid-19, janë duke u trajtuar në Spitalin e Përgjithshëm të Vushtrrisë, njofton Insajderi.

Stafi i Spitalit “Sheikh Zayed” vazhdon t’i trajtojë personat e dyshuar apo të konfirmuar me COVID – 19, me vëllim shumë të madh të punës.

Në njoftimit e fundit të Spitalit, bëhet e ditur se janë duke u trajtuar 33 pacientë, prej tyre të intubuar 3, në oksigjen janë 27 pacientë.

Prej tyre të konfirmuar pozitiv janë 22, ndërsa 11 janë në pritje të rezultatiti, eventualisht të testimit. /Insajderi.com/