
Nëntë persona nga Komuna e Malishevës, për të cilët dyshoje se ishin të prekur me COVID-19, fatmirësisht kanë rezultuar negativë.
Kjo është konfirmuar nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, përmes komunikimit zyrtar me Komunën e Malishevës.
Ky është një lajm i mirë për Malishevën, pasi situata çdo ditë e më shumë po përmirësohet dhe situata është në kontroll të plotë.
Në Malishevë janë 73 raste të konfirmuara me koronavirus, prej tyre 55 të shëruar dhe një me përfundim fatal, ndërkohë që në shërim e sipër janë edhe 17 persona./Insajderi.com