
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka njoftuar se në 24 orët e fundit kanë vdekur 9 qytetarë si pasojë e COVID-19.
Nga 2008 testime, 218 prej tyre kanë rezultuar pozivitv me Coronavirus, shkruan Insajderi.com.

Ilustrim
Sipas njoftimit, në 24-orëshin e fundit janë shëruar 252 qytetarë.
Në spitale po marrin trajtim 155 pacientë, nga të cilët 17 janë në gjendje më të rënduar nga ky virus.
Që nga shpërthimi i pandemisë në Shqipëri janë regjistruar 196.611 raste pozitive, prej tyre 185.569 janë shëruar, 7.993 janë raste aktive, ndërsa kanë vdekur 3.049 pacientë./Insajderi.com