Nëntë të vdekur dhe 269 raste të reja me COVID-19

Nëntë të vdekur dhe 269 raste të reja me COVID-19

Nëntë pacientë të infektuar me COVID-19 kanë vdekur në 24 orët e fundit në Kosovë, ka njoftuar Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike.

Sipas raportit të IKSHPK-së, gjatë kësaj periudhe janë konfirmuar 269 raste të reja, nga gjithsej tre mijë e 262 mostra të testuara, përcjell Insajderi.

Numri total i rasteve pozitive është 104 mijë e 986 raste nga 530 mijë e 954 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe dy mijë e 162 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 449 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 93 mijë e 528 raste, kurse numri i rasteve aktive është nëntë mijë e 296.

“Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 49 raste, Ferizaj 30 raste, Mitrovicë 23 raste, Gjilan 17 raste, Vushtrri 17 raste, Gjakovë 13 raste, Prizren 13 raste, Podujevë 12 raste, Klinë 11 raste, Fushë-Kosovë 10 raste, Pejë 10 raste, Graçanicë 7 raste, Lipjan 7 raste, Obiliq 7 raste, Skenderaj 6 raste, Malishevë 5 raste, Drenas 4 raste, Kaçanik 4 raste, Rahovec 4 raste, Suharekë 4 raste, Dragash 3 raste, Zubin-Potok 3 raste, Deçan 2 raste, Istog 2 raste, Shtime 2 raste, Viti 2 raste dhe me nga një rast komunat Kamenicë dhe Leposaviq”, thuhet në raportin e institutit./Insajderi.com