Nëntë të vdekur dhe 51 raste të reja nga COVID-19 në Maqedoninë Veriore

Nëntë të vdekur dhe 51 raste të reja nga COVID-19 në Maqedoninë Veriore

Nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e infektimit me Coronavirus gjatë ditës së fundit në Maqedoninë e Veriut, njofton Insajderi.

Kështu ka bërë të ditur Ministria e Shëndetësisë e Maqedonisë së Veriut, e cila informon se sipas të dhënave të Institutit për Shëndet Publik në 24 orët e fundit janë bërë 755 testime ndërsa janë regjistruar 51 raste të reja me COVID-19.

Janë regjistruar 308 pacientë të shëruar.

Numri i përgjithshëm i rasteve të diagnostifikuar me koronavirus në vendin fqinj që nga fillimi i pandemisë është 97 mijë e 101, numri i pacientëve të shëruar 87 mijë e 960 i të vdekurve dy mijë e 998.

Numri i rasteve aktive është gjashtë mijë e 143. /Insajderi.com