Nëntë të vdekur dhe 619 raste të reja me Covid-19 në Mal të Zi

Nëntë të vdekur dhe 619 raste të reja me Covid-19 në Mal të Zi

Autoritetet shëndetësore të Malit të Zi kanë bërë të ditur se në 24 orët e fundit kanë vdekur nëntë pacientë si pasojë e COVID-19, ndërkohë janë shënuar edhe 619 raste të reja, njofton Insajderi.

Rastet e reja kanë dalë nga 1.777 mostra të kryera.

Numri i përgjithshëm i të vdekurve në Mal të Zi si pasojë e Coronavirusit është rritur në 405, kurse i të prekurve në 28.392.

Numri i rasteve aktive është gati 10.000./Insajderi.com