Nëntë të vdekur dhe 680 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Nëntë të vdekur dhe 680 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Nëntë persona nuk kanë arritur t’i bëjnë ballë më gjatë infektimit me Coronavirus dhe kanë vdekur brenda 24 orëve të fundit, njofton Insajderi.

Kështu bëhet e ditur në njoftimin e fundit të Institutit Kombëtar të Shëndëtësisë Publike të Kosovës, ku thuhet se edhe 680 raste pozitive janë regjistruar gjatë kësaj kohe.

Rastet e reja të infektimit me COVID-19 janë shënuar nga gjithsej katër mijë e 86 mostra të marra për testim.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 465 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 77.433 raste, kurse numri i rasteve aktive është 14.307.

Numri total i rasteve pozitive është 93.655 raste nga 443.122 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.915 raste të vdekjes.

“Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 177 raste, Gjilan 58 raste, Ferizaj 51 raste, Gjakovë 51 raste, Mitrovicë 46 raste, Pejë 39 raste, Podujevë 32 raste, Vushtrri 28 raste, Fushë-Kosovë 21 raste, Kamenicë 20 raste, Viti 19 raste, Prizren 17 raste, Istog 14 raste, Klinë 14 raste, Lipjan 14 raste, Shtime 13 raste, Suharekë 10 raste, Hani i Elezit 8 raste, Deçan 7 raste, Malishevë 7 raste, Skenderaj 7 raste, Drenas 6 raste, Dragash 5 raste, Obiliq 5 raste, Rahovec 3 raste, Junik 2 raste, Kaçanik 2 raste, Shtërpcë 2 raste dhe me nga një rast komunat Novobërdë dhe Zubin-Potok”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së. /Insajderi.com