Nëntë të vdekur dhe 78 raste me COVID-19

Nëntë të vdekur dhe 78 raste me COVID-19

Insitutit Kombëtar i Shëndetit Publik, ka raportuar për nëntë vdekje të reja si pasojë e Coronavirusit.

Të enjten ka pasur një ulje të rasteve me COVID-19, pasi numri i të infektuarave me COVID-19 është 78 brenda njëzetekatër orëve, njofton Insajderi.

Numri total i vdekjeve është 548, ndërsa i rasteve pozitiv 13.791.

Me 190 persona të shëruar gjatë ditës së fundit, numri total i të shëruarave ka arritur në 10.113.

Rastet aktive deri momentalisht janë 3.130.

Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 29 raste, komuna Prizren 7 raste, komuna Ferizaj 6 raste, komuna Deçan 5 raste, komuna Fushë Kosovë 3 raste, komuna Gjilan 3 raste, komuna Malishevë 3 raste, komuna Pejë 3 raste, komuna Vushtrri 3 raste, komuna Dragash 2 raste, komuna Drenas 2 raste, komuna Hani i Elezit 2 raste, komuna Klinë 2 raste, komuna Mitrovicë 2 raste, komuna Podujevë 2 raste, komuna Skenderaj 2 raste dhe komuna Suharekë 2 raste. /Insajderi.com