Nëntë të vdekur nga COVID-19 në 24 orët e fundit në Shqipëri

Nëntë të vdekur nga COVID-19 në 24 orët e fundit në Shqipëri

9 persona kanë vdekur dhe 348 raste me COVID-19 janë regjistruar në Shqipëri në 24 orët e fundit.

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se janë kryer 3056 testime.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 669 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 93,842 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 262 pacientë, 10 në terapi intensive, nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar.

Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 9 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19: 5 qytetarë nga Tirana, 1 qytetar nga Shkodra, 1 qytetar nga Durrësi, 1 qytetar nga Elbasani, 1 qytetar nga Korça, të moshuarve 49 – 84 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve./Insajderi.com