Nëntë të vdekur si pasojë e COVID-19

Nëntë të vdekur si pasojë e COVID-19

Nëntë pacientë të infektuar me Coronavirus kanë vdekur në 24 orët e fundit në Kosovë, njofton Insajderi.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike bën të ditur se gjatë kësaj periudhe kohore janë konfirmuar 571 raste pozitive me këtë sëmundje, nga gjithsej katër mijë e 351 mostra të testuara.

Numri total i rasteve pozitive është 97 mijë e 467 raste dhe një mijë e 976 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 727 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 81 mijë e 561 raste.

Numri i rasteve aktive është 13 mijë e 930.

“Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 195 raste, Ferizaj 60 raste, Gjilan 51 raste, Gjakovë 37 raste, Pejë 30 raste, Mitrovicë 29 raste, Fushë-Kosovë 22 raste, Podujevë 21 raste, Lipjan 19 raste, Viti 16 raste, Obiliq 14 raste, Vushtrri 12 raste, Prizren 11 raste, Skenderaj 11 raste, Deçan 7 raste, Drenas 7 raste, Klinë 5 raste, Malishevë 5 raste, Suharekë 5 raste, Kamenicë 4 raste, Rahovec 3 raste, Istog 2 raste, Kaçanik 2 raste, Shtërpcë 2 raste dhe Shtime 1 rast”, thuhet në njoftimin e IKShPK-së./Insajderi.com