Nëntë të vdekur si pasojë e COVID-19

Nëntë të vdekur si pasojë e COVID-19

Nëntë persona kanë ndërruar jetë si pasojë e COVID-19, gjatë njëzetekatër orëve të fundit.

Numri i vdekjeve ka arritur në 1.608, përcjell Insajderi.

Po ashtu, Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, ka raportuar për 467 raste nga 2.914 mostra të marruara.

Ndërsa, janë shëruar 214 të infektuar.

Numri i përgjithshëm ka arritur në 69.694, ndërsa i të shëruarve 60.063.

Rastet aktive momentalisht janë 8.026.

Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 188 raste, Pejë 42 raste, Ferizaj 29 raste, Podujevë 25 raste, Prizren 24 raste, Gjakovë 21 raste, Mitrovicë 20 raste, Fushë-Kosovë 16 raste, Gjilan 16 raste, Suharekë 13 raste, Lipjan 10 raste, Kamenicë 8 raste, Kaçanik 8 raste, Viti 8 raste, Vushtrri 8 raste, Shtime 6 raste, Drenas 5 raste, Istog 5 raste, Rahovec 4 raste, Deçan 3 raste, Klinë 3 raste, Dragash 2 raste dhe me nga një rast komunat Graçanicë, Obiliq dhe Skenderaj.  /Insajderi.com