Nëntë viktima dhe 137 raste të reja me Coronavirus në Maqedoninë Veriore

Nëntë viktima dhe 137 raste të reja me Coronavirus në Maqedoninë Veriore

Nëntë persona kanë humbur betejën me Covid-19, përgjatë 24-orëve të fundit në Maqedoninë Veriore.

Siç bëjnë të ditur institucionet shtetërore të këtij vendi, respektivisht Ministria e Shëndetëisë, në po të njëjtën ditë, nga një mijë e 542 teste të realizuara, 137 persona kanë rezultuar pozitiv me Coronavirus, njofton Insajderi.

Brenda periudhës së njëjtë kohore, edhe 103 persona që ishin të infektuar deri më sot, kanë rezultuar të shëruar.

Nga ana tjetër, në vendin tonë nuk shihet dallim i madh sa i përket gjendjes së krijuar së fundmi në Kosovë, krahasuar me atë në vendin fqinj.

Statistikat e fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike tregojnë se vetëm në 24 orët e fundit janë shënuar pesë viktima të reja si pasojë e Covid-19 dhe 237 raste të reja pozitive. /Insajderi.com/