Nëntë viktima dhe 327 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri

Nëntë viktima dhe 327 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri

Nëntë persona kanë vdekur si pasojë e infektimit me Coronavirus në Shqipëri, njofton Insajderi.

Përveç këtyre viktimave, në ktë vend janë regjistruar edhe 327 raste të reja pozitive me COVID-19.

Ndërkohë që numri i përgjithshëm i të vdekurve ka arritur në 518.

Sa i përket të shëruarve, në 24 orët e fundit 57 pacientë kanë lënë spitalet Covid, ku janë të shtruar 293 pacientë.

Nga fillimi i pandemisë, Shqipëria numëron në total 21,202 raste infektimesh, nga të cilat 11,246 janë ende aktivë. /Insajderi.com