
Nëntë persona kanë vdekur si pasojë e infektimit me Coronavirus gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoninë e Veriut, njofton Insajderi.
Dy ndër nëntë viktimat e fundit të prekura nga pandemia, janë nën moshën 30 vjeçare, bëhet fjalë për një 23-vjeçar nga Shkupi dhe një 29-vjeçar nga Strumica.
Viktima nga Shkupi evidentohet si viktima më e re si pasojë e COVID-19 në Maqedoninë e Veriut.
Ndërkaq, edhe 98 raste të reja pozitive kanë rezultuar brenda kësaj periudhe kohore, kurse janë shëruar 104 persona të tjerë. /Insajderi.com