Sot estrada dhe pronarët e restorantëve kanë organizuar protestë duke kërkuar nga Qeveria lejimin e ahengjeve familjare.
Kryetari i Sindikatës së Mjekëve, Blerim Syla ka kritikuar ashpër estradën dhe pronarët e restorantëve për protestën e sotme.
Estrada dhe pronarët e restorantëve organizuan protestë me kërkesë që të lejohen ahengjet familjare duke thënë se humbjet financiare janë shumë të mëdha nëse ndalohen dasmat për shkak të virusit Covid-19.
Këtë protestë e ka quajtur “Turp”, Syla duke thënë që duhet t’ju vije keq për punëtorët e shëndetësisë të cilët përballen çdo ditë në luftë me Covid-19.
“More a jeni normal”, fillon ragimi i ashpër mjekut, Blerim Syla. /Insajderi/
Postimi i plotë pa asnjë ndërhyrje:
More a jemi normal?
Sot edhe nje protest e turpit.Profiter e matrapaz paskan marr guxim edhe shkencen ta interpretojne.
Ne kohen kur komunitetit shendetesor po i rrezikohet jeta dikush me surle e daulle po e largojke Covidin.Ateher e thjesht ne punetoret shendetesor ne shtepi e Ju “artista” neper kilinika por mos i harroni edhe Politikanet.Turp Turp Turp e besa edhe gjynah duhet me ju ardhe nga punetoret shendetesore.Mos thurrni keng e lavde por ndihmoni…..