Nëse caktohen zgjedhjet dhe nuk respektohet afati prej 40 ditëve do të kemi shkelje të Kushtetutës së Republikës së Kosovës

Shkruan: Skender Musa

Nëse caktohen zgjedhjet dhe nuk respektohet afati prej 40 ditëve do të kemi shkelje të Kushtetutës së Republikës së Kosovës

Në kohën kur kemi një qeveri në dorëheqje dhe kemi tri grupime politike që kanë mendime të ndryshme rreth zgjedhjeve, përderisa Lëvizja Vetëvendosje kërkon zgjedhje të reja, LDK, AAK dhe Nisma Social Demokratike dhe AKR kërkojnë formimin e qeverisë së re, dhe qëndrimin e PDK-së, se do të mbetet në opozitë dhe se në kohë të pandemisë vendi nuk do të shkojë në zgjedhje duke mos i kundërshtuar zgjedhjet pas pandemisë.

Në rast se dështon formimi i qeverisë nga LVV në këtë periudhë, apo nga koalicioni LDK – AAK dhe Nisma – AKR, presidenti nëse i shpallë zgjedhjet tash dhe nuk i cakton brenda fatit prej 40 ditësh nga shpallja e zgjedhjeve bënë shkelje të kushtetutës sepse neni 95 paragrafi 4 i Kushtetutës së Republikës së Kosovës parasheh shprehimisht afatin.

Afati i paraparë në kushtetutë është detyrues dhe nuk ka opsion që të shpallen zgjedhjet me kusht që të mbahen zgjedhjet pas pandemisë, sepse kushti është rrethanë e ardhshme e pasigurt dhe që përputhet në tersi ky nocion juridik me situatën aktuale që ndodhe vendi ynë.

Kushtetuta është e qartë sa i përket shpalljes së zgjedhjeve dhe ajo çka duhet të ndodhë tash është vetëm të respektohet nga partitë politike sepse nëse pas dështimit të parë për themelimin e qeverisë të kandidatit të caktuar nga partia apo koalicioni që ka fituar shumicën në afat prej 15 ( pesëmbëdhjetë) ditësh, Presidenti obligohet – detyrohet që sipas procedurës së njëjtë të propozojë një konditat tjetër i cili nëse nuk arrin ta formojë qeverinë dhe ta marr shumicën në kuvend në afat prej 10 ( dhjetë) ditësh presidenti pa shmangshëm shpallë zgjedhjet në një afat jo më vonë se 40 ditë nga dita e shpalljes.

Në këto rrethana kemi një situatë kur partia fituese e zgjedhjeve duhet të caktoj mandatarin për kryeministër dhe duhet të siguroi shumicën në kuvend pas mocionit të suksesshëm, me të cilin është shkarkuar qeveria.

Nëse dështon formimi i qeverisë nga kandidati i parë për shkak të klimës politike e krijuar në vend, në njërën anë Lëvizja Vetëvendosje e cila kërkon shpallje të zgjedhjeve pas kalimit të pandemisë, dhe që në aspektin juridik nuk e kundërshton caktimin e kandidatit, duke u arsyetuar se tash është koha e luftës kundër pandemisë, dhe koalicionit të LDK-së me AAK dhe NISMA – AKR (tashmë i ditur edhe pse ende i pa shpallur) i cili pretendon se i ka numrat – votat për formimin e qeverisë, dhe deklarimi i PDK-së se do të qëndroi në opozitë, dhe gjatë kësaj kohe ka bërë reforma domethënëse dhe ka arrit të ri kthejë elektoratin e saj.

PDK e sotme e udhëhequr nga Kadri Veseli nuk është PDK e vitit 2017, sepse nga kjo parti janë larguar të gjitha figurat e dyshuara për ndonjë aferë të korrupsionit, prandaj është partner serioz për koalicion për të gjitha partitë politike.

Qëndrimi parimor i kryetarit të PDK-së se do të qëndrojë në opozitë dhe nuk do të hyjë në koalicion me LDK – AAK – NISMA-AKR, pa mbajtje të zgjedhjeve pa dyshim tregon për një politikë parimore që në Kosovë nuk kemi pas rast ta shohim më parë në skenën politike. Zgjedhjet në aspektin juridik është e pa mundshme të mbahen sepse presidenti është i obliguar ta respektojë kushtetutën dhe në bazë të saj edhe afatin kushtetues prej 40 ditëve, dhe LVV nuk e ka komoditetin të zgjedhë partner për shkak se ka mbetur e vetmuar.

Dalje ka nga situata sepse LVV nuk ka tentuar të bisedojë me partitë e tjera opozitare, sepse duke marr parasysh gjendjen me pandami ka mundësi që të gjejë partner real dhe korrekt, por që natyrisht që edhe LVV duhet të jetë e drejtë dhe jo linçuese ndaj subjekteve tjera.

Nëse LVV e humb pushtetin pa zgjedhje është përgjegjësi e saj, dhe nuk arsyetohet me proklamimet zgjedhore se ne nuk bëjmë koalicione me partitë që kanë pas afera sepse me luftimin e kryesve të veprave penale merren policia, prokuroria dhe gjykatat e jo partitë politike.

Zgjedhjet për veç pamundësisë që të mbahen për shkak të virusit covid – 19, shkaktojnë edhe humbje për buxhetin e shtetit sepse tash kemi biznese buzë falimentimit dhe të shpenzohen 5 milion për të mbajtur zgjedhje çdo muaj është jo e drejtë dhe keqpërdorim së paku i besimit, duhet të kihet parasysh se mund të krijohen pakënaqësi sociale në popull sepse askush nuk ka faj nëse politika nuk ka aftësi për të udhëhequr me shtetin.

Nëse formohet qeveria e re pa LVV si parti e parë e dalë nga zgjedhjet e fundit e cila ka marr 29 dhe një deputet nga një minoritet gjithsej 30 mandate dhe formohet nga partia e dytë nga LDK e cila ka fituar 28 mandate, LVV dhe PDK do të mbesin një opozitë e fuqishme me 58 deputet dhe të cilat pa dyshim do të detyrohen të bashkëpunojnë si parti opozitare.

Prandaj LVV duhet të vendos, a dëshiron ta humb pushtetin apo të shikojë për zgjidhje kushtetuese dhe të provojë për koalicion të ri me partnerë serioz dhe të heq dorë nga politika kushtëzimeve të saj të cilat në fakt janë duke e dërguar në vet izolim dhe humbje të pushtetit.

Autori është avokat në Prishtinë.