Nëse doni internet më të shpejtë, hiqni këtë pajisje nga rryma

Shumë njerëz këto ditë punojnë nga shtëpia dhe mbështeten në shërbimet streaming, kështu që presioni i infrastrukturës së rrjetit dhe ISP-ve është rritur në të gjithë botën. Përdorimi i Internetit vlerësohet të jetë rritur mesatarisht me 20 për qind.

Nëse doni internet më të shpejtë, hiqni këtë pajisje nga rryma

Qeveria britanike ka paralajmëruar se Interneti i besueshëm dhe i shpejtë është thelbësor në luftën kundër koronavirusit, dhe agjencia e mediave të qeverisë britanike – Ofcom, ka dhënë një mori të këshillave të dobishme për ta përdorur atë në mënyrë më efektive. Disa nga këto janë të dukshme, të tilla si shkarkimi i filmave në vend të transmetimit, dhe disa nuk do të na ndodhnin kurrë, raporton BBC.

“ A e dini se furrat me mikrovalë gjithashtu mund të dobësojnë sinjalet Wi-Fi? Prandaj, mos përdorni mikrovalë ndërsa bëni video thirrje, duke shikuar video HD ose duke bërë diçka të rëndësishme në internet”, këshillon Ofcom.

Kjo agjenci gjithashtu këshillon:

– Poziciononi ruterin tuaj të internetit sa më larg nga pajisjet e tjera që mund të ndërhyjnë në sinjal, më mirë që të qëndrojë në një tavolinë ose karrige sesa në dysheme.

– Mbani ruterin të kyçur.

– Nëse keni  ndonjë telefonatë ose takim, është më mirë të fikni videon dhe të përdorni vetëm audio, për të cilin nevojitet transferim shumë më i vogël të të dhënave.

– Mundohuni t’i planifikoni ato thirrje në kohë më pak të zakonshme, ato nuk duhet të jenë një orë të tëra ose gjysmë ore.

– Për shpejtësinë më të mirë, përdorni një kabllo për të lidhur kompjuterin tuaj direkt me ruterin tuaj, jo me Wi-Fi.

– Nëse është e mundur, provoni të mos përdorni kabllon e lidhjes telefonike pasi mund të shkaktojë ndërhyrje që mund të zvogëlojë shpejtësinë e rrjedhës.

Pajisjet që mund të pengojnë sinjalet e ruterit janë: telefonët pa tel, monitorët për bebe, llambat halogjene, ndërprerësit për kontrollin e intensitetit të dritës, stereot dhe altoparlantët e kompjuterit, televizorët dhe monitorët./Insajderi.com.