
Nëse vërtetohet se fotografia e paraqitur publikisht para mediave nga deputetja e PDK-së, Flora Brovina, mund të jetë e pa vërtetë apo e vjedhur nga ndonjë sajt pornografik, sipas deputetës së Lëvizjes Vetëvendosje, Saranda Bogujevci, mund të përdoret në mënyrë fatale nga Serbia.
Sipas Bogujevcit, nëse fotografia që deputetja e PDK-së, del të jetë marrë nga ndonjë sajt me përmbatja për të rritur, Serbia do ta shfrytëzojë për të zhvilluar propagandën se Kosova po inskenon dhunimet seksuale ndaj shqiptarëve nga ushtarët serb gjatë luftës së vitit 1998-1999.
“Paramendojeni sesi do ta shfrytëzonte Serbia këtë skandal. Do të thoshte se të gjitha dhunimet janë të inskenuara nga ne”, ka thënë ajo në “Pressing”./Insajderi.com