Në veri të Kosovës nuk ka arritur asnjë autoblindë. Kështu thotë Marko Jakshiq nga veriu i Kosovës. Duke folur për formimin e Ushtrisë së Kosovës, Jakshiq " />

“Nëse Kosova formon Ushtrinë, Serbia të ndërhyjë ushtarakisht”

“Nëse Kosova formon Ushtrinë, Serbia të ndërhyjë ushtarakisht”

Në veri të Kosovës nuk ka arritur asnjë autoblindë.

Kështu thotë Marko Jakshiq nga veriu i Kosovës.

Duke folur për formimin e Ushtrisë së Kosovës, Jakshiq për gazetën “danas” ka thënë se ndaj këtij hapi Beogradi nuk ka përgjigje të duhur.

“Serbia duhet të kërcënojë qartë e zëshëm se nëse e bëjnë Ushtrinë e Kosovës, sipas Rezolutës 1244 ajo ka të drejtë që me ushtrinë dhe policinë e vet të hyjë në Kosovë. Veç kësaj, ushtria e Kosovës nuk guxon të hyjë në veri, por mund t’ua bëjë të hidhur jetën serbëve në jug të Ibrit. Prandaj Serbia duhet të luftojë që Kosova të mos e themelojë Ushtrinë”, ka thënë ndër të tjera ai.