Kryesuesi i Kryesisë së Bosnjës dhe Hercegovinës Milorad Dodik ka thënë se “nëse Kosova ka të drejtë në shkëputje, atëherë ka të drejtë edhe Republika Serbe të shkëputet nga BeH”.

“Nëse dikush ka të drejtë të thotë se ka marrë vendim për shkëputje të Kosovës nga Serbia, përse këtë të drejtë nuk do ta kishin edhe të tjerët, ne mendojmë se mund të thirremi në këtë të drejtë”, ka thënë Dodik.
Ai ka thënë se Kuvendi i Republikës Serbe ka thënë se “në momentin kur Kosova e shpalli veten të pavarur dhe kur hynë në Kombet e Bashkuara, kjo do të thotë se edhe RS ka të drejtë të shkëputet”.
Ai ka thënë se nëse iniciativa e partisë më të madhe në BeH SDA për ndryshimin e emrit të Republikës Serbe kalon në Gjykatën Kushtetuese, atëherë “sinonimi i RS është Serbia Perëndimore, sepse ashtu ndien populli”.
Duke folur për hyrje të Bosnjës dhe Hercegovinës në NATO, ai ka thënë se “pa pajtimin tim BeH nuk mund të hyjë në NATO, dhe unë jam kundër”.
Në vërejtjen e gazetarit se Lidhja e Socialdemokratëve të Pavarur, lideri i të cilës është ai vet, dikur është angazhuar për anëtarësim në NATO, Dodik ka thënë se e ka ndryshuar qëndrimin, sepse NATO ka bombarduar Serbinë. “NATO ka kryer gjenocid ndaj serbëve me bombardim në vitin 1999”, ka thënë Dodik./Insajderi.com.