“Nëse s’ka zgjidhje me dialog, mund të ketë konflikt”, ka kërcënuar presidenti Aleksandër Vuçiq të enjten.
Por, sa ushtarë mund të mblidhen tash për të luftuar? Kjo ka qenë pyetja e ligjëruesi të filozofisë në Universitetin e Prishtinës, Blerim Latifi.
Ai ka dhënë statistika për organizimet luftarake shqiptare gjatë historisë dhe ka shtruar pyetjen.
“Pjetër Bogdani në vitin 1689 kishte mobilizuar 20 mijë luftëtarë. Lidhja e Prizrenit, midis viteve 1878-1881, rreth 30 mijë. Hasan Prishtina, Isa Boletini e Bajram Curri në vitin 1912 jo më shumë se 12 mijë. Azem Bejta në pranverën e vitit 1919 afër 10 mijë. Shaban Polluzha në vitin 1945 8 mijë. UÇK në vitet 1998-1999 jo më shumë se 15 mijë. Po sot, me na bo vaki, a thua sa arrijmë me i mobilizue”, shkroi Latifi në Facebook. /Insajderi.com