Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, i ka reaguar emisarit të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, i cili të mërkurën derisa u pyet në një tryezë diskutimi për liberalizimin e vizave për kosovarët tha “Nëse nuk i besoni BE-së, shkoni diku tjetër”.
Këtë deklaratë Kusari-Lila e ka cilësuar si arrogante.
“Një moment për t’iu përgjigjur Miroslav Lajçakut, nëse nuk e doni punën tuaj, ndoshta më mirë është të shkoni diku tjetër.
Çfarë deklarate arrogante nga dikush që supozohet të ndihmojë dy shtete për tu afruar me Bashkimin Evropian dhe të mos shikoj tutje”, shkroi ajo në Twitter./Insajderi.com
A moment to reply to @MiroslavLajcak If you don’t like your job, maybe you should go somewhere else.
What an arrogant statement from someone who’s suppose to help countries come closer to the EU and not look further from it. https://t.co/Coldh4ORz5— Mimoza Kusari (@mimozakusari) June 16, 2021