Nesër afati i fundit për deklarimin e koalicioneve parazgjedhore

Nesër afati i fundit për deklarimin e koalicioneve parazgjedhore

E marta është dita e fundit për deklarimin e koalicioneve parazgjedhore në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, njofton Insajderi.

Ky vendim është  marrë të hënën në mbledhjen e KQZ-së, bashkë me disa vendime tjera që kanë të bëjnë me procedurat tjera të zgjedhjeve të 14 shkurtit.

“Nesër deri në orën 18:00 të gjitha partitë politike kanë të drejtë të deklarojnë koalicionet eventuale në KQZ”, tha Valdete Daka, kryetare e KQZ-së.

Ajo po ashtu ka bërë të ditur edhe shumat që kanë të drejtë të partitë t’i shpenzojnë për fushatë. Për çdo votues, do të lejohen shpenzimi i 50 centëve.

“Partitë politike kanë të drejtë të shpenzojnë 934 mijë e 831 euro gjatë fushatës zgjedhore”, tha Daka.

Ky vendim mbështetet në të dhënat e listës jo-përfundimtare të votuesve sipas së cilës numri i votuesve në Kosovë është 1 milion e 869 mijë e 662 votues.

Zgjedhjet do të mbahen më 14 shkurt, kurse fushata do të nisë më 3 shkurt./Insajderi.com