Nesër afati i fundit që koalicioni më i madh opozitar të regjistrohet në KQZ

Nesër afati i fundit që koalicioni më i madh opozitar të regjistrohet në KQZ

Nesër është afati i fundit që koalicioni opozitar “Shqipëria fiton”, të regjistrohet në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

Koalicioni me numrin më të madh të partive në këto zgjedhje pritet të jetë ai i udhëhequr nga Partia Demokratike.

Por, udhëheqësi i koalicioni ende nuk ka mbaruar marrëveshjet me të gjitha partitë politike.

25 shkurti është fati i fundit.

Lulzim Basha deri më tani  ka arritur dakordësinë me Agron Dukën e Partisë Agrare, i cili do të jetë në listën e Durrësit, Dashamir Shehin që do të jetë në listën e Tiranës dhe Nard Ndokën që do të kandidojë në Shkodër. /Insajderi.com