Nesër bllokohen rrugët përreth stadiumit “Fadil Vokrri”

Nesër bllokohen rrugët përreth stadiumit “Fadil Vokrri”

Nesër (e diel) do të bllokohen për qarkullim rrugët përreth stadiumit “Fadil Vokrri” në Prishtinë, për shkak të ndeshjes Kosovë-Suedi, përcjell Insajderi.

Policia bën të ditur se, për të mundësuar një qarkullim në suaza të normales, do të veprojë në të gjitha rrugët të cilat lidhen me stadiumin “Fadil Vokrri”, duke vendosur pikat e kontrollit me qëllim të ndalimit dhe udhëzimit të automjeteve.

“Bllokimet dhe kufizimet në zonën përreth Stadiumit do të bëhen, bazuar në vendimin e lëshuar nga Komuna e Prishtinës, respektivisht Drejtoria për shërbime Publike”, thuhet në njoftimin e policisë.

Plani në fjalë do të fillojë të implementohet nesër prej orës 07:00, deri në përfundim të ndeshjes, ku do të ndërpritet qarkullimi dhe ndalohet parkimi i të gjitha automjeteve në rrugët: “Enver Zymberi” dhe “Rinia”.

“Andaj për të përballuar sa më lehtë rrethanat që do të paraqiten në qarkullimin rrugor, kërkojmë ndihmën, besimin dhe mirëkuptimin e gjithë qytetarëve dhe veçanërisht lusim qytetarët e kryeqytetit që të shmangin lëvizjet e tyre drejt stadiumit të qytetit me vetura”, thuhet tuje në njoftim./Insajderi.com