Nesër deputetët kthehen në Kuvend, në rend dite projektiligji për Rimëkëmbje Ekonomike

Nesër deputetët kthehen në Kuvend, në rend dite projektiligji për Rimëkëmbje Ekonomike

Nesër Kuvendi i Kosovës do të kthehet nga pushimet verore dhe parashihet të mbahet një seancë plenare.

Në rend dite është edhe votimi i Projektligjit për Rimëkëmbje Ekonomike.

Miratimi i këtij projektligji do t’i hapte rrugë tërheqjes së 10%-shit nga trusti, masë kjo e paraparë nga Qeveria për ndihmë për qytetarët që janë goditur ekonomikisht nga pandemia.

Pikat për seancën e nesërme:

  1. Pikat e papërfunduara nga seanca plenare e mbajtur më 13, 14, 23 korrik dhe 7 gusht 2020:
  2. Votimi Propozim-Rezolutës lidhur me menaxhimin e Pandemisë COVID-19, të propozuar nga GP i LVV-së,
  3. Votimi i rekomandimeve lidhur me menaxhimin e Pandemisë COVID-19, të propozuar nga GP i PDK-së.
  4. Pika e papërfunduar nga seanca plenare e mbajtur më 23, 24 korrik dhe 7 gusht 2020:
  5. Votimi i Propozim-rezolutës nga debati parlamentar për situatën financiare të Telekomit  të Kosovës, pas lejimit të  përmbarimit të Vendimit Përfundimtar OEN nr. 20990/MHM, të Gjykatës Ndërkombëtare të Arbitrazhit pranë Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë në Paris, të propozuar nga GP i LVV-së.

III.   Pika e papërfunduara nga Seanca plenare e mbajtur më 7, 13 dhe 14 gusht 2020:

  1. Votimi në parim i Projektligjit për Mbrojtjen e Vlerave të Luftës së UÇK-së.
  2. Pika e papërfunduar nga Seanca plenare e mbajtur më 14 gusht 2020:
    1.   Votimi në parim i Projektligjit nr.07/L-016 për Rimëkëmbjen Ekonomike – COVID-19. /Insajderi.com