
Me rastin e festës të 28 nëntorit nesër asnjë institucion publik nuk do të punojë.
Për nder të kësaj date Ministria e Administratës Publike ka njoftuar se do të jetë ditë pushimi.
“ Bazuar në dispozitat e Ligjit nr. 03/L-064 për Festat Zyrtare të Republikës së Kosovës, ju njoftojmë se për të gjitha institucionet e Republikës së Kosovës, për nderë të festës së 28 Nëntorit do të jetë ditë pushimi”, thuhet në njoftimin e MAP.
Përndryshe 28 nëntori nuk është pjesë e festave zyrtare, është e para me ligj si ditë memoriale.