Nesër ditë zie në Kosovë në nderim të viktimave të aksidentit në Kroaci

Nesër ditë zie në Kosovë në nderim të viktimave të aksidentit në Kroaci

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka shpallur të hënën ditë zie shtetërore për viktimat e aksidentit tragjik në Kroaci, ku mbetën të vdekur 10 persona dhe mbi 40 të tjerë të lënduar, njofton Insajderi.

Osmani në mbështetje të Kushtetutës së Kosovës, ka marrë vendim që dita e hënë, 26 korrik 2021, të shpallet ditë zie, shtetërore në nderim të qytetarëve të Republikës së Kosovës, të cilët kanë humbur jetën tragjikisht në aksident trafiku në Republikën e Kroacisë.

Shkaku i kësaj ngjarje tragjike, Presidentja Osmani e ka ndërprerë vizitën në Japoni dhe nesër do të udhëtojë për në Kosovë.

10 persona kanë vdekur dhe 15 të tjerë vazhdojnë të jenë në gjendje të rëndë shëndetësore si pasojë e aksidentit të ndodhur sot në Brod të Kroacisë.

Në këtë aksident të autobusit, ku të përfshirë ishin 69 persona, 44 të tjerë kanë marrë trajtim mjekësor. /Insajderi.com