Komuna e Shtimës ka shpallur të hënën e 7 qershorit si ditë zie – për shkak të vdekjes së katër personave në një aksident tragjik komunikacioni.
Në aksident kishte përfunduar vdekur edhe një 12 vjeçar.
Për këtë, Komuna e Shtimes vendosi që të ketë zi për viktimat.
Të gjitha aktivitetet do të pezullohen edhe flamujt që janë vendosur në institucione do të ule në gjysmështizë. /Insajderi.com
Njoftimi i plotë:
Në mbështetje të Nenit 13 dhe 58, të Ligjit Nr. 03/L-040 për Vetëqeverisje Lokale, si dhe Nenit 54 i Statutit të Komunës së Shtimes, pas aksidentit tragjik në komunikacion, ku humbën jetën 4 anëtarë të familjes Ramadani nga Shtimja, kryetari i Komunës merr këtë:
VENDIM PËR SHPALLJE DITË ZIE
- Më 07.06.2021, ditë e hënë, shpallet ditë zie në komunën e Shtimes,
- Të gjitha angazhimet institucionale të parapara për këtë ditë pezullohen,
- Të gjithë flamujt që janë të vendosur në institucionet komunale, do të ulen në gjysmështizë.
Kryetari i Komunës
Naim Ismajli